YouTube do të sjellë një funksion të shumëpritur në iPhone: picture-in-picture (PiP). Të gjithë përdoruesit premium do të kenë akses fillimisht ndërsa në vijim do të ofrohet për të gjithë përdoruesit iOS pa përjashtim.
Me Picture-in-Picture përdoruesit shohin një mini-player të vogël i cili qëndron i hapur për videon e fundit që keni luajtur në aplikacionin YouTube ndërsa ju vazhdoni me aplikacione të tjera.
Apple solli PiP në iOS 14 vitin e kaluar. Shumë aplikacione si Netflix, Twitch, Amazon Prime Video, Disney+ dhe AppleTV e mbështetin.
Edhe pse në Android PiP ishte i disponueshëm që prej 2018-ës, YouTube nuk e ka ofruar në iOS. Andaj mbetet një prej funksioneve më të kërkuara. /PCWorld Albanian