UBT News

YouTube rikthehet në funksion pas ndërprerjeve globale

YouTube ka njoftuar se ka zgjidhur problemet teknike që preknin faqen dhe aplikacionet e saj, pas një ndërprerjeje të përkohshme që ndikoi në qindra mijëra përdorues në mbarë botën.

Ndërprerjet nisën të enjten, rreth orës 7:00 sipas kohës lokale në Azi, duke ndikuar shërbimet YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV. Përdorues nga Azia, Evropa dhe Amerika e Veriut raportuan vështirësi në hapjen e videove dhe përdorimin normal të platformës.

Sipas faqes Downdetector, vetëm në Shtetet e Bashkuara u regjistruan rreth 393,000 raportime për gabime, ndërsa për YouTube Music dhe YouTube TV u raportuan më pak se 5,000 raste.

Edhe pse kompania nuk ka bërë të ditur shkaqet e ndërprerjes apo përmasat e sakta, në një postim në X, YouTube konfirmoi se gjithçka është kthyer në normalitet: “Problemi është zgjidhur — tashmë mund të shikoni video në YouTube, YouTube Music dhe YouTube TV.”

Shërbimet e platformës funksionojnë normalisht në të gjitha rajonet. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version