UBT News

YouTube po fsheh mospëlqimet si përpjekje për të ndaluar sjelljet sulmuese

Platforma thotë se ndryshimi do të ndihmojë në mbrojtjen e krijuesve më të vegjël nga ‘sjelljet sulmuese që vijnë me mospëlqimet’, raporton UBT News.

YouTube ka njoftuar se do të fillojë të fshehë numrin e mospëlqimeve, duke e nxjerrë gradualisht ndryshimin që nga 10 nëntori.

Megjithatë përdoruesit do të jenë ende në gjendje të shohin reagimet negative në videot e tyre.

Në një deklaratë, kompania sugjeron se bërja private e mospëlqimeve do të promovojë “ndërveprime të respektueshme midis shikuesve dhe krijuesve”.

Në veçanti, kompania përmend një dëshirë për të mbrojtur krijuesit e tij më të vegjël nga “turpërimet publike” nëpërmjet “sulmeve të mospëlqimit”, transmeton UBT News.

Sidoqoftë, vlen të përmendet se videoja më e papëlqyer në platformë është “Rewind 2018” e vetë kompanisë YouTube, në të cilën merrë pjesë Will Smith, video kjo e cila grumbulloi më shumë se 10 milionë mospëlqime në afërsisht një javë./UBTNews/

YouTube Rewind 2018: Everyone Controls Rewind | #YouTubeRewind

Exit mobile version