UBT News

YouTube bllokon llogarinë e vlogerit kinez që raportonte mbi ngjarjet në Ukrainë

YouTube suspendoi llogarinë e një vlogeri kinez që po raportonte lidhur me pushtimin rus të Ukrainës.

Wang Jixian, një banor i Odesa-s qe katër vite, tha se po publikonte video të pushtimit rus për të kundërshtuar narrativën e Kinës për atë që po ndodhte në vend. Ai thotë se ka marrë mesazhe të shumta që të mos e “provokojë” Pekinin. Kina deri më tani nuk e ka dënuar Rusinë.

“Unë po kundërshtoj gënjeshtrat dhe panikun duke raportuar nga vija e parë”, i tha Wang Radio Free Asia.

Ai thotë se llogaria e tij në YouTube u pezullua nga 28 marsi për shkak të postimit të “përmbajtjeve të dhunshme”. Wang thotë se ankesa e tij kundër pezullimit u injorua nga platforma./UBTNews/

Exit mobile version