UBT News

YouTube akuzohet për mbledhjen e të dhënave të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar

YouTube është akuzuar për mbledhjen e të dhënave të fëmijëve nën moshën 13-vjeçare. Kjo përbën shkelje të kodit të privatësisë së të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar, i krijuar për të mbrojtur fëmijët.

Aktivisti i fushatës, Duncan McCann ka paraqitur një ankesë zyrtare në Zyrën e Komisionerit të Informacionit (ICO). Ai thotë se faqja po mbledh të dhëna për videot që shikojnë fëmijët, ku po shikojnë dhe në çfarë pajisje po i shikojnë.

Megjithatë nga YouTube thonë se kanë investuar në mbrojtjen e familjeve.

“Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar angazhimin tonë me ICO-në në këtë punë prioritare, dhe me aktorë të tjerë kyç, duke përfshirë fëmijët, prindërit dhe ekspertët e mbrojtjes së fëmijëve”, tha një zëdhënës.

Platforma është në pronësi të gjigantit amerikan të teknologjisë Alphabet./UBTNews/

Exit mobile version