UBT News

“Your story is my story”, trafikimi fillon me mashtrim dhe joshje

Pre e trafikimit me qenie njerëzore mund të jetë kushdo, mirëpo në Kosovë 70 përqind e rasteve të trafikimit janë nën moshën 18-vjecare.

Për mes një videoje “Your story is my story” është treguar se trafikimi me qenie njerëzore apo i emëruar ndryshe si Skllavërim Modern, arrihet përmes përdorimit të forcës, mashtrimit, apo detyrimit ndaj një personi ose grupi të personave në mënyrë që të kryejnë një punë të caktuar.

Nëpërmjet kësaj videoje thuhet se trafikimi fillon me mashtrim dhe joshje. E për të ndalur këtu dukuri negative qytetarëve iu bëhet thirrje që t’i raportojnë rastet e trafikimit nëpërmjet linjës ndihmese, 192, 0800 11 112 antitrafikimi@gmail.com

Ky material u prodhua në kuadër të projektit të Community Building Mitrovica “Your story is my story”, me mbështetje financiare të Global Initiative përmes Resilience fund.

Exit mobile version