Sipas policisë, Zachery Ty Bryan u ndalua të shtunën në Eugene, Oregon, për shkelje të dyshuar të kushteve të lirimit me kusht, të lidhura me një dënim të mëparshëm për dhunë në familje.
Ai u dërgua në burgun e Qarkut Lane e po mbahet pa mundësi lirimi me garanci, në dokumente thuhet se Bryan do të lirohet më 3 dhjetor.
E fejuara e tij, Johnnie Faye Cartwright, ndodhet në paraburgim, duke u përballur me pesë akuza: një për drejtim mjeti në gjendje të dehur, tre për rrezikim të pakujdesshëm dhe një për tentativë sulmi të shkallës së parë. Ajo është arrestuar që nga data 30 nëntor.
Nuk dihet ende nëse Bryan apo Cartwright kanë angazhuar avokat përfaqësues.
Ky arrestim vjen pas një incidenti në janar në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, ku Bryan u akuzua për dhunë në familje të shkallës së dytë.
Sipas raportit të policisë, e fejuara e tij u raportua se ishte mbytur dhe goditur disa herë me grusht nga aktori.
Çifti ka tre fëmijë së bashku: vajzën Kennedy dhe binjakët Parker dhe Sequoia.
Bryan është arrestuar dy herë të tjera gjatë vitit 2024 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit — një herë në shkurt dhe një herë në tetor.
Një vit më parë u përball dhe me akuza për sulm të shkallës së katërt, grabitje të shkallës së tretë dhe ngacmim të rëndë. /A.Z/UBT News/
