Drejtori i Departamentit për Zhvillim Rajonal në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ylber Çitaku, zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.
Në kuadër të lëndës “Menaxhimi i Projekteve”, të udhëhequr nga profesoresha Gonxhe Beqiri, studentët patën rastin të njihen drejtpërdrejt me informacione rreth menaxhimit të projekteve në praktikë.
Në veçanti, Ylber Çitaku informoi studentët për përvojën e tij shumëvjeçare në menaxhim të projekteve, rreth thirrjeve për projekte dhe mundësive që ofron departamenti që ai drejton, projektet që mbështeten nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, fazat nëpër të cilat kalojnë projektet, planifikimin buxhetor të projekteve, rëndësinë e fazës së monitorimit të projekteve dhe shumë informata tjera me dobi për studentët.