UBT News

Yellen: Ekonomia globale është në pozitë më të mirë nga që kishim parashikuar

Ekonomia globale është “në një vend më të mirë” nga sa ishte parashikuar disa muaj më parë në vazhdën e pandemisë COVID dhe pushtimit rus të Ukrainës, tha Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen.

“Ekonomia globale është në një vend më të mirë se sa parashikuan disa muaj më parë”, tha ajo përpara një takimi të ministrave të financave të G20 në Indi.

“Në vjeshtë, shumë ishin të shqetësuar për një ngadalësim të mprehtë ekonomik në mbarë botën. Sfidat me të cilat përballemi janë reale dhe e ardhmja është gjithmonë e pasigurt, por perspektiva është përmirësuar”./UBTNews/

Exit mobile version