Yahoo është kompania e fundit amerikane e teknologjisë që po tërhiqet nga Kina pas ashpërsimit të rregullave atje.
Kompania tha se vendimi i saj erdhi për shkak të një “mjedisi gjithnjë e më sfidues qoftë për biznes dhe në aspektin ligjor”.
Përdoruesit e Yahoo-s në Kinë po pranojnë një mesazh ku thuhet se sajtet e tyre nuk janë më të qasshme.
Kompania thotë se produktet dhe shërbimet tjera janë të paprekshme në vendet tjera të botës.
Në një deklaratë të kompanisë thuhet: “Yahoo mbetet i përkushtuar ndaj të drejtave të përdoruesve tanë dhe një interneti të lirë dhe të hapur. Falenderojmë përdoruesit tanë për mbështetjen e tyre”.
Ky hap i kompanisë Yahoo vjen pasi Microsoft-i muajin e kaluar tërhoqi rrjetin LinkedIn – rrjet social i fokusuar në biznes nga Kina, për shkak të sfidave në të bërit biznes./UBTNews