UBT News

Yahoo do të shkurtojë 20% të fuqisë së saj punëtore

Yahoo planifikon të pushojë nga puna më shumë se 20% të fuqisë punëtore prej 8 mijë e 600 personash, për shkak të ristrukturimit.

Kompania e teknologjisë po riogranizon njësinë e saj të reklamave, e cila do të humbasë më shumë se gjysmën e departamentit deri në fund të vitit.

Afro 1 mijë punonjës do të preken nga shkurtimi i fuqisë punëtore deri në fund të javës.

Yahoo është firma e fundit e teknologjisë që njoftoi rreth pushimeve nga puna, pasiqë firmat po përballen me rënie të kërkesës, inflacion të lartë dhe rritje të normave të interesit.

“Këto vendime nuk janë kurrë të lehta, por ne besojmë se këto ndryshime do të thjeshtojnë dhe forcojnë biznesin tonë të reklamave në një periudhë afatgjate, duke i mundësuar Yahoo-së të japë vlerë më të mirë për klientët dhe partnerët tanë”, tha një zëdhënës për BBC./UBTNews/

Exit mobile version