Gjiganti kinez i teknologjisë, Xiaomi, më 23 maj do të prezantojë modelin e shumëpritur YU7, një SUV elektrik që analistët e cilësojnë si një sfidues serioz ndaj Tesla Model Y.
Sipas Reuters, CEO dhe themeluesi i kompanisë, Lei Jun, ka konfirmuar se YU7 do të prezantohet krahas edhe produkteve të tjera të reja, përfshirë smartfonin e ri Xiaomi 15S Pro dhe çipin mobil të zhvilluar vetë nga Xiaomi, Xring O1.
Sa i përket makinës luksoze, bëhet e ditur se YU7 – pasardhës i sedanit SU7 që u lançua vitin e kaluar – vjen si një tentativë për të rritur praninë e Xiaomit në tregun e automjeteve elektrike luksoze.
SU7 ka pasur sukses komercial, duke tejkaluar në shitje edhe Tesla Model 3 që nga dhjetori, megjithatë pas një aksidenti fatal në mars, porositë kishin pësuar ulje. Raportohet se modeli i ri YU7 synon të rikthejë momentumin e markës dhe të rivalizojë drejtpërdrejt Model Y, makinën më të shitur të Tesla-s.
Në sektorin e teknologjisë mobile, Xiaomi ka rindezur ambiciet për zhvillimin e çipave, duke nisur me Xring O1 rezultat i një investimi prej 1.87 miliardë dollarësh. Bëhet e ditur se Xiaomi do investojë edhe miliarda tjera në zhvillimin e çipave për të krijuar ekosistem të integruar, duke rivalizuar markat si Apple dhe Huawei.
E me lançimi e YU7 dhe Xring O1, Xiaomi po sinjalizon se nuk e sheh më veten vetëm si një prodhues telefonash, por edhe si një aktor i fuqishëm në industrinë globale të teknologjisë dhe automjeteve.