Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi (1810.HK) lansoi automjetin e parë elektrik të enjten dhe njoftoi rreth planeve që synon të bëhet një nga pesë prodhuesit më të mirë të automjeteve në botë.
Sedani, i quajtur SU7 me shkurtesën SU për Speed Ultra, është një model i shumëpritur që shefi ekzekutiv, Lei Jun, shpalli se ka teknologji me “super motor elektrik”. Por makina e cila pritet të dalë në shitje pas disa muajsh, po bën debutimin e saj në një kohë kur tregu i automobilave i Kinës, më i madhi në botë, po lufton me një tepricë kapaciteti dhe ngadalësimin e kërkesës që ka ndezur një luftë çmimesh.
“Duke punuar shumë gjatë 15 deri në 20 vitet e ardhshme, ne do të bëhemi një nga pesë prodhuesit më të mirë të automjeteve në botë, duke u përpjekur të ngrisim industrinë e përgjithshme të automobilave në Kinë”, tha ai gjatë lansimit.
Planet sipas tij janë për prodhimin e “një makine të ëndrrave që krahasohet me markat Porsche dhe Tesla”./UBTNews/