UBT News

Xi konfirmon partneritetin “pa kufij” gjatë bisedës me Putinin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka konfirmuar partneritetin “pa kufij” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, raportoi media shtetërore kineze.

Biseda mes dy udhëheqësve u zhvillua në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Biseda e tyre u zhvillua në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po synon të arrihet shpejt një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke rritur mundësinë që me këtë Uashingtoni të krijojë ndasi mes Xisë dhe Putinit .

Kjo bisedë duket se synonte të hidhte poshtë mundësi të tilla dhe dy udhëheqësit theksuan qëndrueshmërinë dhe natyrën “afatgjatë” të aleancës së tyre dhe dinamikat e brendshme të aleancës së tyre thanë se nuk do të ndikohen nga një “palë e tretë”.

Raportet Kinë-Rusi kanë janë një forcë e madhe dhe vlerë unike strategjike dhe nuk synojnë dhe as nuk janë të ndikuara nga ndonjë palë e tretë”, tha Xi, sipas njoftimit.

Zhvillimi i strategjive dhe i politikave të jashtme të Kinës dhe Rusisë janë afatgjata”, tha udhëheqësi kinez, duke shtuar se dy shtetet janë “fqinj të mirë që nuk mund të ndahen”.

Rusia, që ka nisur luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe Kina, që është nën presion nga SHBA-ja për të ngadalësuar rritjen e saj ushtarake dhe rritjen ekonomike, gjithnjë e më shumë kanë gjetur një kauzë të përbashkët gjeopolitike.

Kina dhe Rusia kanë shpallur një partneritet strategjik “pa kufij” disa ditë para se Putini të niste pushtimin e Ukrainës. Xi dhe Putin janë takuar mbi 40 herë në dekadën e fundit dhe muajve të fundit, Putini e ka përshkruar Kinën si një aleate.

Ndërkaq, Kremlini tha se gjatë bisedës Putin e ka informuar Cinë për “kontaktet fundit ruso-amerikane”.

Xi tha se Kina “është e kënaqur që sheh përpjeke pozitive të bëra nga Rusia dhe të gjitha palët e shqetësuara për të zgjidhur krizën”, duke përmendur nismat e Kinës, sikurse krijimi i një grupi shtetesh të quajtur “miqtë për paqe”.

Këto përpjekje kanë për synim të paraqesin Kinën si një paqebërëse neutrale, por kritikët kanë thënë se Pekini nuk mund ta paraqesë veten kështu pasi që Perëndimi e ka akuzuar Kinën se mbështet përpjekjet e luftës së Rusisë, duke e furnizuar me mallra me përdorim të dyfishtë dhe për shkak se blen sasi të mëdha të gazit dhe naftës ruse. Por, Kina ka mohuar se mbështet industrinë ushtarake të Rusisë./REL/

Exit mobile version