Reuters raporton se presidenti rus, Vladimir Putin, tha të premten se pret që presidenti kinez, Xi Jinping, do ta vizitojë Rusinë gjatë pranverës së vitit 2023.
Në fjalën hyrëse në një videokonferencë mes dy liderëve që u transmetua në televizionin shtetëror, Putin tha se rëndësia e marrëdhënieve Rusi-Kinë po rritet si një faktor stabilizues dhe se ai synon të thellojë bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve./UBTNews/