UBT News

Xi Jinping dhe Vladimir Putin do të takohen javën e ardhshme në Uzbekistan

FILE PHOTO: Russian President Vladimir Putin shakes hands with Chinese President Xi Jinping during their meeting on the sidelines of a BRICS summit, in Brasilia, Brazil, November 13, 2019. Sputnik/Ramil Sitdikov/Kremlin via REUTERS

Udhëheqësi kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin do të takohen në margjinat e një samiti në Uzbekistan javën e ardhshme, u tha gazetarëve të mërkurën i dërguari i Rusisë në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

Takimi në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) do të jetë i pari ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë, që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.

Ky do të ishte gjithashtu udhëtimi i parë jashtë shtetit për Xi që nga ditët e para të pandemisë së koronavirusit.

Samiti i SCO-së do të mbahet më 15 deri më 16 shtator në Samarkand./UBTNews/

Exit mobile version