UBT News

Xi Jinping bën thirrje për armëpushim në Gaza

Lideri kinez, Xi Jinping bëri thirrje për armëpushim në luftën Izrael-Hamas, duke thënë se Pekini është i gatshëm të gjejë një zgjidhje të plotë dhe afatgjatë rreth konfliktit. Gjithçka nisi pasi grupi militant palestinez sulmoi Izraelin më 7 tetor.

Xi, i cili nuk dënoi direkt sulmin e Hamasit në Izrael, i dha këto deklarata në Pekin të enjten gjatë takimit me kryeminisrin Mostafa Madbouly të Egjiptit.

Ai tha se është e domosdoshme të parandalohet zgjerimi i konfliktit apo humbja e kontrollit./UBTNews/

Exit mobile version