Udhëheqësi kinez, Xi Jinping dhe presidenti rus, Vladimir Putin do të takohen në margjinat e një samiti në Uzbekistan javën e ardhshme, u tha gazetarëve të mërkurën i dërguari i Rusisë në Pekin, Andrey Denisov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.
Ky do të jetë takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve, të cilët kanë krijuar raporte të mira që nga pushtimi rus i Ukrainës në fillim të këtij viti.
Gjithashtu ky do të jetë udhëtimi i parë jashtë vendit i liderit Xi që nga ditët e para të pandemisë.
Samiti do të mbahet më 15 dhe 16 shtator në Samarkand./UBTNews/