UBT News

​Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara

Probleme të shumta i kanë përcjellë shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.

Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.

“Shqiptarët në Malin e Zi për momentin janë 30% të kyçur më shumë se dy vitet e kaluara, për momentin kemi një zëvendëskryeministër shqiptar, kemi tre ministra dhe kemi edhe dy deputetë që përfaqësojnë deputetët shqiptarë në Malin e Zi, deri këtu për momentin gjendja është mirë dhe do të shohim në vazhdimësi”, ka thënë Xhureta.

Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.

“Ndër ta jam edhe unë qysh në vitin 2006 deri në vitin 2012 unë jam formuar këtu në Kosovë dhe e kam studiuar juridikun dhe kam magjistruar për të drejtën penale…dhe si kam thënë gjithmonë Kosova është zemra e shqiptarisë”, ka përfunduar ai.

Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë.

Exit mobile version