Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin e njohur kosovar, Akil Gjakova, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.
Rastin në fjalë e kishte paraqitur në shtunën në stacionin policor në Pejë, partnerja e Gjakovës me të cilën është në procedurë shkurorëzimi.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë për media.