Katër persona janë arrestuar në Klinë për shkak të një rrahjeje, videoja e të cilit është shpërndarë nëpër rrjete sociale. Të rinjtë kishin xhiruar rrahjen e një tjetri.
Policia, pas publikimit të videos, menjёherё ka marrё tё gjitha veprimet e duhura, duke identifikuar viktimën e rastit, i njëjti ёshtё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor e mё pas ёshtё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Klinё.
Pas intervistimit tё viktimёs ёshtё bёrё identifikimi i personave tё dyshuar: M.L, i lindur nё vitin 2000, J.G., i lindur nё vitin 2001, M.G., i lindur nё vitin 2003 dhe H.L., i lindur nё vitin 2004.
Tё dyshuarit janё arrestuar, tё njëjtit janё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs.
Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit tё dyshuarit janё dёrguar nё ndalim policor prej 48-orёsh.