Xhinxheri është një nga erëzat më të njohura në botë, i përdorur si në gatimet e ëmbla ashtu edhe në ato të kripura.
Shpesh na sjell ndër mend aromat e festave, por në të vërtetë ai ka vlera të rëndësishme gjatë vitit.
Përveç shijes karakteristike, xhinxheri përmban përbërës natyralë që ndikojnë pozitivisht në shëndet.
Konsumimi i rregullt i saj lidhet me një sërë përfitimesh të mundshme, që variojnë nga tretja dhe imuniteti deri te inflamacioni dhe funksionet e trurit. Ngrënia e xhinxherit sjellë benefite të dukshme.
Çfarë ndodh në trup kur e konsumoni çdo ditë?
1. Mund të keni më pak të përziera
Xhinxheri është i njohur për aftësinë e tij për të lehtësuar të përzierat, sidomos te gratë shtatzëna, tek ata që vuajnë nga sëmundja e lëkundjes gjatë udhëtimit, apo kur stomaku është i irrituar. Ai vepron mbi receptorët e serotoninës në zorrë, gjë që e bën shumë efektiv.
2. Ndihmon kundër gazrave dhe fryrjes
Stimulon tretjen dhe nxit lëvizjen më të shpejtë të ushqimit në sistemin tretës. Si karminativ, qetëson stomakun dhe redukton gazrat e tepërt dhe fryrjen.
3. Ul inflamacionin
Përbërësi aktiv i xhinxherit, gingeroli, ka veti të forta anti-inflamatore dhe antioksiduese. Ai zvogëlon dhimbjet e kyçeve, inflamacionin kronik dhe dhimbjet e muskujve pas stërvitjes. Studime të ndryshme tregojnë se xhinxheri mund të ndihmojë personat që vuajnë nga artroza.
4. Mund të sëmuresh më rrallë
I pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar. Nuk e parandalon plotësisht ftohjen, por mund të ulë ndjeshmërinë ndaj infeksioneve.
5. Mund të lehtësojë dhimbjet menstruale
Xhinxheri mund të zvogëlojë dhimbjet menstruale falë efektit të tij relaksues dhe anti-inflamator.
6. Përmirëson nivelin e kolesterolit
Sipas studimeve, konsumimi i rregullt i xhinxherit mund të ulë nivelin e LDL-së (“kolesteroli i keq”) dhe trigliceridet, duke kontribuar në një zemër më të shëndetshme.
7. Stabilizon sheqerin në gjak
Xhinxheri mund të ndihmojë në mbajtjen e një niveli të qëndrueshëm të sheqerit në gjak, duke përmirësuar energjinë dhe metabolizmin. Studimet tregojnë përfitime edhe tek personat me diabet.
8. Mbështet shëndetin e mëlçisë
Ai mund të ulë disa enzima të mëlçisë e përmirëson funksionimin e saj, ndoshta falë ndikimit të tij në uljen e rezistencës ndaj insulinës.
9. Mund të përmirësojë shëndetin e trurit
Falë vetive antioksiduese e anti-inflamatore, xhinxheri kontribuon në mbrojtjen e trurit në afat të gjatë.
Disa përbërës lidhen me uljen e rrezikut për sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri, Parkinsoni dhe skleroza multiple. /A.Z/UBT News/
