UBT News

Xhelozia e Angelina Jolie ndaj Marion Cotillard për lidhjen me Brad Pitt

Aktorja amerikane Angelina Jolie thuhet se ishte e zemëruar për lidhjen e ish-bashkëshortit të saj, Brad Pitt, me aktoren franceze Marion Cotillard.

Sipas mediave rozë, Cotillard ishte e vetmja grua që e bëri Jolien të ndjehej xheloze, pasi ajo xhiroi filmin “Allied” me Pitt në vitin 2016.

“Problemi ishte se Angelina e dinte mirë që romanca e saj me Brad kishte nisur gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith, ndaj kishte frikë se historia do të përsëritej. Shumë besonin se Marion e kishte mahnitur Bradin,” shkruajnë burimet.

Në fund të vitit 2016, Jolie kërkoi divorc, duke e akuzuar Pitt për abuzim fizik ndaj saj dhe fëmijëve gjatë një fluturimi. Më vonë, burime të afërta pretenduan se ajo kishte zbuluar edhe tradhtinë e tij.

Ndërkohë, Jennifer Aniston – e martuar me Pitt nga viti 2000 deri më 2005 – ka krijuar një miqësi të re me Cotillard. Fansat dyshojnë se ky veprim mund të jetë mënyra e Aniston për t’i kujtuar Jolies se ende nuk ia ka harruar tradhtinë.

Së fundmi, Aniston mori pjesë në premierën e sezonit të katërt të serialit “The Morning Show”, ku kaloi kohë me Cotillard dhe pjesën tjetër të kastit. Dy aktoret kanë folur publikisht me respekt dhe lëvdata për njëra-tjetrën.

Exit mobile version