Granit Xhaka është duke i kaluar ditët e fundit në fanellën e Arsenalit. Futbollisti kosovar pritet t’i bashkohet Romës javën e ardhshme. Për këtë siguron mediumi “Sky Sports”.
Madje, pritet që 28-vjeçari t’i bashkohet ekipit të ri në kampin stërvitor në Algarve të Portugalisë. Trajneri Jose Mourinho është i vendosur ta transferojë Xhakën në kryeqytetin italian. Graniti ka arritur marrëveshje personale me Romën. Edhe marrëveshja në mes të klubeve nuk është larg të arrihet.