Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka bërë thirrje për kthim në normalitet politik para seancës së 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e qartë – ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose vendosim për një qeveri uniteti për një periudhë prej 7-8 muajsh, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja,” deklaroi Xhaferi.
Ai theksoi se propozimi i LDK-së ka për qëllim qetësimin e situatës politike dhe zhbllokimin e institucioneve.
“Zgjidhja që ofrojmë është e thjeshtë: kthimi te votimi fillestar, i hapur, ose krijimi i një qeverie të përbashkët, të unitetit – ashtu siç ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës – për të kaluar këtë periudhë tranzitore. Duhet të qetësohemi politikisht dhe të dalim nga ky ngërç, për t’u kthyer në një situatë normale politike,” shtoi ai.