UBT News

Xhaçka: Republika e Serbisë duhet të ndalojë së përkrahuri arsyetimet e pajustifikueshme për ngritjen e barrikadave

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas zhvillimeve në veri të Kosovës, duke thënë se barrikadat që janë ngritur nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët

“Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht”, ka shkruar ministrja Xhaçka në Twitter.

Ajo ka shtuar se, shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

“Republika e Serbisë duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët”, ka shkruar tutje Xhaçka.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka thënë po ashtu se as ushtria e Republikës së Serbisë nuk do të hyjë në Kosovë, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! Gjithçka ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Exit mobile version