“X” tha se ka fshirë qindra llogari të lidhura me Hamasin dhe janë fshirë mijëra postime që nga sulmi ndaj Izraelit që u krye nga grupi militant palestinez.
Platformës, e cila më parë njihej si Twitter, iu dhanë 24 orë nga Bashkimi Evropian në fillim të kësaj jave për të adresuar përmbajtjen e paligjshme dhe dezinformatat mbi konfliktin ose do të përballen me gjoba nën Aktin e Shërbimeve Digjitale.
Kryeshefja ekzekutive, Linda Yaccarino iu përgjigj letrës së zyrtarit të Bashkimit Evropian, Thierry Breton, duke thënë se ekipet janë duke punuar në këtë drejtim.
“Nuk ka vend në “X” për organizatat terroriste apo grupet e dhunshme ekstremiste dhe ne po vazhdojmë t’i heqim llogaritë e tilla në kohë reale”, shkroi ajo mes tjerash.
Që nga nisja e sulmit në Izrael, Yaccarino tha se “X” reagoi duke hequr disa mijëra përmbajtje që shkelin rregullat./UBTNews/