UBT News

X prezanton funksionin “Rreth këtij profili” për të luftuar llogaritë false

Platforma e njohur X (më parë Twitter) po ndërmerr hapa për të reduktuar numrin e llogarive jo-autentike dhe për të eliminuar botët.

Së fundmi, kompania ka njoftuar funksionin e ri “Rreth këtij profili” (About this account), i cili ofron informacione të detajuara për përdoruesit, duke përfshirë:

vendin nga i cili operon llogaria,

numrin e ndryshimeve të emrit të përdoruesit,

datën e regjistrimit të parë në platformë,

dhe mënyrën se si është instaluar aplikacioni.

Qëllimi i këtij funksioni është të ulet numri i llogarive false dhe botëve që pretendojnë se janë njerëz.

Për shembull, nëse një përdorues deklaron se është nga Shtetet e Bashkuara, por të dhënat tregojnë se llogaria sillet nga një vend tjetër, përdoruesit tjerë mund të kenë arsye të dyshojnë në qëllimet e tij.

Ky funksion synon të rrisë transparencën dhe sigurinë e përdoruesve në platformë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version