Platforma sociale “X” ka bllokuar kërkimet për një nga personalitetet më të famshme në botë, Taylor Swift, pas fotografive eksplicite të këngëtares që u krijuan me inteligjencë artificiale dhe u bënë virale.
Këto fotografi përshkuan rrjetet sociale që nga Reddit-i e deri te Facebook-u. Ky rast ka ritheksuar kërkesën për shtrëngimin e legjislacionit për AI-në, veçanërisht në rastet kur përdoret për ngacmim seksual.
Të mërkurën, imazhet seksualisht eksplicite të gjeneruara nga AI filluan të qarkullojnë në rrjete sociale, veçanërisht duke fituar vëmendje në “X”. Një fotografi e megayllit u pa 47 milionë herë brenda 17 orëve.
“X” ka ndaluar kërkimet për Swift dhe pyetjet në lidhje me fotografitë./UBTNews/