Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian po planifikojnë që së bashku t’i bëjnë presion Emirateve të Bashkuara Arabe për të ndaluar dërgesat e mallrave në Rusi që mund të ndihmojnë Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës, sipas një raporti të Wall Street Journal.
Sipas raportit, zyrtarë nga Uashingtoni dhe BE-ja po vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe nga e hëna, si pjesë e një shtytjeje kolektive për të mbajtur çipat kompjuterikë, komponentët elektronikë dhe të ashtuquajturat produkte të tjera me përdorim të dyfishtë nga duart ruse./UBTNews/