Kina ka parashikuar një tjetër lehtësim të kufizimeve të lindjeve, që po shkon drejt heqjes në numrit tavan, pas njoftimit për ngritjen e numrit të fëmijëve nga dy në tre për çdo çift, sipas gazetës amerikane ”The Wall Street Journal”.
”E gjitha kjo ndodh pas shqetësimeve për rënien e lindjeve dhe plakjen e popullsisë, ndërsa udhëheqja e lartë komuniste po diskuton hipotezën e braktisjes së të gjitha kufijve deri në vitin 2025”, thekson WSJ.
Zyrtarët kinezë po zhvillojnë politika të qarta mbështetëse për lindjen e fëmijëve duke reflektuar urgjencën e Pekinit përballë rritjes së ngadalësimit ekonomik dhe plakjes së popullsisë.
Plani i ri 2026-30 ka të ngjarë të fillojë duke eliminuar kufirin në provincat ku shkalla e lindjeve është më e ulët, përpara zbatimit të ndryshimeve në shkallë kombëtare.