WordPress.org lajmëroi se do të mbështesë formatin WebP të imazheve. Versioni 5.8 i platformës për menaxhimin e përmbajtjeve do të mbërrijë në fund të muajit Korrik së bashku me mbështetjen për formatin e ri të imazhit.
WebP është gjenerata e re e formatit të imazheve që pritet të zëvendësojë formatet JPG, PNG dhe GIF. Ky format i ri ka arritur të prodhojë cilësi më të lartë imazhi në madhësi më të vogël.
Konkretisht imazhet WebP janë 26% më të vogla sesa imazhet origjinale. Formati nisi rrugëtimin në 2010-ën nga Google si një licencë e hapur dhe interneti arriti në një pikë ku mbështetet tek të gjithë shfletuesit modern.
WordPress 5.8 nuk mund të konvertojë imazhet në WebP por ekzistojnë shtojca të cilat mund ta bëjnë këtë konvertim. Në të ardhmen një publikues mund të zgjedhë të ngarkojë një imazh në JPG ose WebP. /PCWorld Albanian