UBT News

​Wood: Sulmuesit e 24 shtatorit në veri të ekstradohen në Kosovë

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke punuar ngushtë me BE-në dhe NATO-n, për të ndërmarrë masa për ndërmarrë masa deeskaluese dhe kërkojmë që të dy palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të vazhdojnë dialogun me hapa konkret.

Diplomati amerikan në OKB, Robert Wood, tha se Qeveria e SHBA-së dënon sulmin e 24 shtatorit.

“Duhet të ketë përgjegjësi të plot në pajtim me sundimin e ligjit për autorët e krimit. Individët që janë në vende të tjera duhet të ekstradohen në Kosovë. Shtetet e Bashkuara janë duke punuar ngushtë me BE-në dhe NATO-n, për të ndërmarrë masa për ndërmarrë masa deeskaluese dhe kërkojmë që të dy palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të vazhdojnë dialogun me hapa konkret. Është me rëndësi që palët të bëjnë progres në zotimin e dialogut”, duke shtuar se SHBA vazhdon ta mbështet dialogun e mbështetur nga BE, si rruga më e mirë për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë.

Exit mobile version