Marc Jacobs ka marrë Winona Ryder për fushatën e tij më të re për çantën “J Marc”.
Ajo do të dalë në treg më 1 qershor në MARCJACOBS.COM dhe në dyqane të përzgjedhura.

Kjo çantë e re është shtimi më i fundit i familjes Marc Jacobs, i cili përfshin stilet jashtëzakonisht të njohura Snapshot dhe Camera.
E stiluar nga Emma Wyman dhe e fotografuar nga Harley Weir, Ryder rikthehet si muza e Marc Jacobs./UBTNews/