UBT News

Windows 11 mund të jetë më i ngadaltë për shkak të këtyre dy cilësimeve

Nëse ju duket se Windows 11 po funksionon më ngadalë se zakonisht, problemi mund të mos jetë te hardueri, por te disa cilësime të vetë sistemit operativ.

Sipas portalit Neowin, dy opsione që aktivizohen automatikisht në Windows 11 mund të ndikojnë ndjeshëm në performancën e kompjuterit tuaj.

Sinkronizimi automatik i OneDrive

Ky shërbim ruajtjeje në cloud kontrollon dhe përditëson skedarët midis kompjuterit dhe llogarisë suaj online. Kjo ngarkon procesorin dhe lidhjen e internetit, veçanërisht në pajisjet më të dobëta ose kur keni shumë skedarë për t’u sinkronizuar.

Efektet vizuale të ndërfaqes

Animacionet, dritaret gjysmë të tejdukshme e hijet i japin Windows-it një pamje moderne, por konsumojnë më shumë kujtesë dhe burime grafike. Në kompjuterët me më pak RAM — sidomos nën 8 GB — këto efekte mund të shkaktojnë ngadalësim të ndjeshëm.

Microsoft ka pranuar se këto cilësime mund të ndikojnë në performancë dhe u sugjeron përdoruesve t’i përshtatin sipas nevojave të tyre.

Këshilla për përmirësimin e shpejtësisë

Ndërprisni përkohësisht sinkronizimin e OneDrive kur punoni me programe të rënda.

Në cilësimet e sistemit, hapni opsionin “Adjust the appearance and performance of Windows” dhe çaktivizoni efektet vizuale që nuk ju duhen.

Përditësoni rregullisht drejtuesit (driverët).

Kontrolloni cilat aplikacione funksionojnë në sfond dhe mbyllni ato që nuk i përdorni.

Këto ndryshime përmirësojnë shpejtësinë dhe kompjuterit dhe të zgjasin jetën e përdorimit, sidomos nëse përdorni pajisje të vjetër. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version