UBT News

Will Smith ka treguar se pse refuzoi të luajë në filmin “Inception”

Aktori i njohur, Will Smith, ka treguar se nuk ka luajtur në filmin “Inception” që regjisori Chrisopher Nolan e kishte bërë në vitin 2010, sepse “nuk e kuptonte”.

“Nuk e kam thënë asnjëherë publikisht me zë të lartë. Tani e shoh së është një nga ata filma që del jashtë realitetit, nuk përkon edhe aq”, ka thënë Smith në radion Kiss Xtra, ka raportuar HuffPost.

Nuk është bërë e ditur cilin rol ishte paraparë ta luante aktori, por kolegu, Leonardo DiCaprio, pati luajtur rolin kryesor.

Smith ka treguar se ka refuzuar të luante edhe në “The Matrix” duke thënë se këto refuzime i quan “dy lëndime të bukura”.

“Jam i lënduar nga këto dy refuzime”, ka thënë ai për rolet që refuzoi në filmat “The Matrix” dhe “Inception”.

Më herët Smith, ka postuar një video të paqartë në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Më 1997, Wachowskit i ofruan Will rolin e Neos në ‘The Matrix’, zgjodhi ‘Wild Wild West’, duke menduar se do të jetë më i mirë. Pyetja që qëndron është: ‘Si do të ishte ‘The Matrix’ me Will Smithin si Neo?”, shkruante në videon e postuar.

Shumë adhurues menduan se videoja po paralajmëronte se Smith do të luantë në “The Matrix”, por jo nuk ishte çështja.

Filmi “The Matrix” i vitit 1999, është fantastiko-shkencor ku Keanu Reeves, luan rolin kryesor, është vlerësuar nga kritikët dhe ka fituar shumë në arkat filmike. Kurse filmi “Wild Wild West” nuk u vlerësua nga kritikët.

Exit mobile version