Aviatori amerikan Wiley Post më 22 korrik 1933, përmbushi fluturimin e parë vetëm rreth botës.
Fluturimi në avionin me një motor mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.
Historiani i aeronautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të Post nuk ishte e vetmja arritje
“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit”.
Wiley Post humbi jetën në një përplasje avioni pranë Barrow, Alaska, më 15 gusht 1935.