Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar-Wigemark është shprehur i shqetësuar pas incidenteve të djeshme në veri të vendit, për çka kërkuar që të ruhet qetësia. Ai ka thënë se EULEX-i në Kosovë do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkërendim të ngushtë me Policinë dhe KFOR-in.
“Të shqetësuar nga incidentet e djeshme në pjesën veriore të Kosovës. Çfarëdo proteste duhet të jetë paqësore dhe të gjithë duhet të ruajnë qetësinë dhe të tregohen të përmbajtur. EULEX-i në Kosovë do të vazhdojë të monitorojë situatën në bashkërendim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar ai në Twitter.
Të martën, në veri të vendit ka pasur të shtëna dhe shpërthime nga strukturat ilegale serbe, ku pritej të bëhej zëvendësimi i zyrtarëve të KQZ-së.