Raportohet se WhatsApp po punon në një veçori të re, që ju jep opsionin përdoruesve që automatikisht ta fshijnë një mesazh, video apo GIF, pasi bashkëbiseduesi tjetër e ka parë atë njëherë.
Veçoria e quajtur “Expiring Media”, u zbulua nga ekspertë të pavarur të WhatsApp-it, WABetaInfo.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të aktivizojnë funksionin përpara se të dërgojnë media duke shtypur një buton pranë kutisë së mesazheve, thotë WABetaInfo.
Nëse marrësi e sheh imazhin, videon apo GIF-in dhe pastaj e mbyll bisedën, do të zhduket përgjithmonë pa lënë ndonjë evidencë se ishte aty. Por ky azhurnim nuk i shpëton përdoruesit në rast se marrësi i atij mesazhi e ka vendosur opsionin që fotografitë të ruhen automatikisht te galeria e fotografive.
Thuhet se ky azhurnim do të arrijë në WhatsApp beta për Android versioni 2.20.2011, që është duke u zhvilluar dhe nuk ka datë të lansimit./UBTNews