WhatsApp thotë se do t’i lejojë përdoruesit t’i ndryshojnë mesazhet që i dërgojnë, ky është një ndryshim që është i njëjtë me disa prej konkurrentëve si Telegram dhe Signal.
Kompania thotë se mesazhet mund të modifikohen deri në 15 minuta pas dërgimit.
Shërbimi i mesazheve të çastit është pjesë e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta, i cili zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram.
Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të WhatsApp në javët e ardhshme. Ajo numëron Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.
“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të lumtur që ju sjellim më shumë kontroll në bisedat tuaja”, thanë me anë të një postimi nga Meta të hënën.
“Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni gjatë një mesazh të dërguar dhe të zgjidhni ‘Ndrysho’”, thuhet në njoftim.
Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.
Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.