WhatsApp hedh një hap të rëndësishëm në botën e kriptomonedhave me mundësinë që përdoruesit amerikanë të dërgojnë dhe të marrin para përmes portofolit digjital Novi, të zhvilluar nga Facebook-Meta.
Abonentët mund të kryejnë pagesa dhe më pas t’i marrin ato duke përdorur shërbimin e ofruar nga Novi, pa kosto shtesë.
Për momentin programi përfshin një numër të kufizuar llogarish të pranishme brenda territorit të SHBA-së, por mund të pritet që gama e veprimit të shtrihet të paktën në Indi dhe Brazil, ku faza e testimit sapo ka filluar.
Novi lindi nga projekti i monedhës digjitale Libra, të cilin Facebook e kishte shpallur në vitin 2019 me synimin për të revolucionarizuar ekonominë globale.
Të gjitha transaksionet do të kryhen duke përdorur kriptomonedhën Pax Dollar (USDP), e cila është pjesë e kategorisë së monedhave të qëndrueshme, përveç bitcoins, sepse vlera e tyre mbetet e ankoruar me atë të monedhës fizike me të cilën ata lidhen, në këtë rast dollari./ANSA