UBT News

WhatsApp do të bllokohet përgjithmonë në këta telefona

Aplikacioni WhatsApp së shpejti pritet të ndalojë së punuari në më shumë se 40 modele të telefonave të tipit të vjetër, transmeton UBT News.

Përdoruesit që preken nga këto ndryshime, do të duhet të përditësojnë softuerin në qoftë se ekziston mundësia ose do të duhet të ndërrojnë telefonin e tyre.

Afati i fundit për përditësimin është data 1 nëntori, pas së cilës pika WhatsApp do të pushojë së funksionuari.

Përdoruesit e Android, duhet të përdorin Android 4.1 ose një version më të ri, ndërkaq përdoruesit e iPhone, duhet të kenë serinë iOS 10 ose më të ri./UBTNews

Exit mobile version