WhatsApp kohët e fundit konfirmoi se do të zgjerojë funksionin e ‘Disappearing Messages” (Mesazheve të zhdukur) dhe gjithashtu do të shtojë një mundësi ‘View Once’ (Shiko një herë).
WhatsApp po punon në një numër karakteristikash si për Android ashtu edhe për iOS. Kompania kohët e fundit konfirmoi se do të zgjerojë funksionin e ‘Disappearing Messages’ dhe gjithashtu do të shtojë një mundësi ‘View Once’. Gjithashtu pritet të shtojë veçorinë e thirrjes në versionin Web të WhatsApp.
Disa nga karakteristikat:
Funksioni ‘Disappearing mode’
WhatsApp tashmë ofron një veçori të mesazheve që zhduken dhe tani po planifikon ta zgjerojë këtë aftësi. Në një intervistë me WaBetaInfo, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg konfirmoi se WhatsApp do të prezantojë një mënyrë e cila do t’ju lejojë të mundësoni zhdukjen e mesazheve në të gjitha temat e bisedës.
Aktualisht, duhet të aktivizoni funksionin që zhduket manualisht (për çdo bisedë). Sapo ta aktivizoni, lejon që mesazhet të fshihen pas një periudhe të caktuar kohe.
Funksioni ‘View Once’
Zuckerberg gjithashtu konfirmoi se WhatsApp ka plane për të shtuar një tipar ‘View Once’, i cili do të lejojë përdoruesit të ndajnë media të tilla si foto dhe video që mund të shihen vetëm një herë. Kjo është e ngjashme me funksionin e fotos ose videos në Instagram që zhduket.
Pra, kur i dërgoni një foto dikujt dhe ajo do të zhduket nga biseda kur marrësi ta ketë parë atë. Kjo veçori nuk do të aktivizohet si parazgjedhje.
Akses të hyni me llogarinë tuaj në disa pajisje
WhatsApp ka testuar mbështetjen e shumë pajisjeve për muaj me radhë, dhe më në fund konfirmoi se do të mbërrijë së shpejti.
Kjo nënkupton se ju mund të qaseni me llogarinë tuaj në WhatsApp në disa pajisje. Drejtori i Përgjithshëm i Facebook gjithashtu konfirmoi se tipari me shumë pajisje nuk do të kompromentojë enkriptimin që aplikacioni i mesazheve po ofron të gjitha për biseda personale.
Sapo e njëjta llogari të regjistrohet në një pajisje tjetër, ajo automatikisht del nga pajisja e parë, sipas raporteve të mëparshme. Aktualisht, përdoruesit mund të hyjnë në llogarinë e tyre WhatsApp vetëm në një pajisje të vetme.
Telefonatat e humbura në grup
WhatsApp gjithashtu thuhet se po punon në një tipar që do t’ju lejojë të bashkoheni në thirrjet në grup që mund t’i keni humbur. Në terma më të thjeshtë, nëse dikush ju fton të bashkoheni në një telefonatë në grup dhe nuk jeni në gjendje të bashkoheni në atë moment, atëherë do të keni mundësinë të bashkoheni më vonë nëse telefonata nuk ka përfunduar. E njëjta karakteristikë ishte parë më herët në versionin beta të Android në tetor 2020 dhe tani, WhatsApp po e teston atë për përdoruesit e iOS.
Funksioni ‘Read later’
Së fundmi, kompania në pronësi të Facebook po punon gjithashtu për një tipar ‘Read later’ (shqip: lexoni më vonë), sipas një raporti të fundit nga WaBetaInfo. Karakteristika do të zëvendësojë funksionin ekzistues të bisedave të arkivuara dhe nuk do t’i kthejë bisedat e arkivuara në krye të aplikacionit të mesazheve.
Aktualisht, kur arkivoni ndonjë bisedë në WhatsApp, aplikacioni e fsheh atë në pjesën e arkivit dhe nuk e shihni tek bisedat. Sidoqoftë, kur arrin një mesazh i ri, biseda e arkivuar shfaqet automatikisht në pjesën e sipërme të ekranit. Me funksion e ri në fjalë, WhatsApp dëshiron të eleminojë këto ndërprerje.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)