UBT News

WhatApp ndryshon qëndrim në lidhje me ata që nuk pranojnë politikën e re të privatësisë

Në fillim të muajit aplikacioni shumë popullor i komunikimit WhatsApp tha se përdoruesit do të humbasin funksionalitete nëse nuk pranojnë politikat e reja të privatësisë deri më 15 Maj.

Tashmë Facebook që ka në pronësi aplikacionin thotë se planet kanë ndryshuar për ata që nuk pranojnë politikën e re dhe funksionaliteti i aplikacionit nuk do të kufizohet.

Lançimi i politikës ka shkaktuar paqartësi të mëdha në mesin e përdoruesve të cilin ishin të shqetësuar se të dhënat e tyre të WhatsApp do të ndaheshin me Facebook.

Kompania thotë se pjesa më e madhe e përdoruesve e ka pranuar politikën e re të privatësisë. “Do tua kujtojmë përdoruesve vazhdimisht që të pranojnë përditësimin në fjalë,” tha WhatsApp.

Tashmë disa informacione të WhatsApp janë ndarë me Facebook siç është numri i telefonit, të paktën që prej 2016-ës kur asokohe u implementua një politikë e re. /PCWorld Albanian

Exit mobile version