UBT News

“Wayward” mbërrin në Netflix, seriali misterioz që po ndan kritikët dhe shikuesit

Pas premierës së tij në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe debutimit në Netflix, seriali i ri misterioz “Wayward” ka arritur vendin e parë në listën globale të shikueshmërisë të platformës.

Publikuar më 25 shtator 2025, seriali ka tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të trillerëve dhe serialeve misterioze.

Opinionet e kritikëve dhe shikuesve janë të ndara: kritikët i kanë dhënë vlerësim prej 78%, ndërsa shikuesit vetëm 49% në Rotten Tomatoes.

Pavarësisht kësaj, “Wayward” regjistroi 8.2 milionë shikime vetëm në javën e parë, duke u ngjitur në krye të listës së serialeve më të ndjekura në gjuhën angleze në mbarë botën në Netflix.

Seriali, krijuar nga aktorja dhe komediania kanadeze Mae Martin, zhvillohet në vitin 2003 në qytetin imagjinar Tall Pines, Vermont.

Historia ndjek një grup personazhesh që zbulojnë ngjarje të pazakonta, jo vetëm në qytet, por edhe në shkollën lokale me konvikt për adoleshentë me probleme, ku drejtoreshë është Evelyn Wade, e luajtur nga Toni Collette.

Ndërsa misteri shpaloset, personazhet përballen me situata të çuditshme dhe intrigë që shpesh kalon në territore të dyshimta, duke përfshirë elemente sektare dhe institucionalizim. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version