Washington Post nuk është në shitje, thanë zëdhënësit e gazetës dhe pronarit të saj, Jeff Bezos për CNN të hënën.
Ata mohuan raportimin e tabloidit New York Post, që citoi burime të paidentifikuara, duke sugjeruar se miliarderi mund të shesë gazetën për të financuar blerjen e mundshme të ekipit Washington Commanders.
Bezos vizitoi redaksinë javën e kaluar, ku u takua me stafin. Një burim i afërt me situatën tha se Bezos i tha stafit të lartë të gazetës në takime private se ai nuk ka plane për ta shitur gazetën.
Siç raportoi më parë CNN, themeluesi i Amazon (AMZN), së bashku me reperin Jay-Z, janë në bisedime për të një ofertë të mundshme të përbashkët për ekipin Commanders./UBTNews/