Diplomati i lartë kinez, Wang Yi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin se Pekini do të luajë një “rol konstruktiv” në arritjen e një zgjidhjeje politike të krizës në Ukrainë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass.
Wang u citua të ketë thënë: “Pala kineze, si në të kaluarën, do t’i përmbahet me vendosmëri një qëndrimi objektiv dhe të paanshëm dhe do të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen politike të krizës”.
Wang u zotua të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve. Wang i tha Putinit se Pekini është i gatshëm të punojë me Rusinë për të thelluar besimin politik, për të zgjeruar bashkëpunimin pragmatik dhe për të luajtur një rol konstruktiv për të dy vendet në promovimin e paqes dhe zhvillimit botëror./UBTNews/