Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, tha se ndihet krenar që vazhdon të shërbejë në administratën e Presidentit Donald Trump, pasi u nominua për të qenë përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
“Jam i nderuar që vazhdoj t’i shërbej Presidentit Trump dhe vendit tonë të madh”, shkroi Walz në Platformën X, duke komentuar vendimin e presidentit amerikan.
Më herët, Trump njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social se do ta nominonte Wolz për pozicionin e përfaqësuesit të përhershëm të ardhshëm të SHBA-së në OKB.
Trump shtoi se, ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si këshilltar i sigurisë kombëtare dhe “do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit”.
Mediat amerikane raportuan më parë, duke cituar burime të paidentifikuara, se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij Alex Wong po largohen nga këto pozicione.