Lideri kinez, Xi Jinping po planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë gjatë muajve të ardhshëm, raportoi Wall Street Journal të martën, duke cituar burime të afërta me presidentin.
Planifikimet rreth vizitës janë në një “fazë të hershme” dhe data nuk është finalizuar ende, raportoi Journal. Megjithëse u tha se udhëtimi mund të ndodhë në muajin prill ose në fillim të muajit maj.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS iu referua raportit, duke thënë se Xi “mund të vizitojë së shpejti” Rusinë.
Putin i bëri një ftesë homologut të tij kinez gjatë një telefonate të zakonshme të fundvitit mes dy liderëve, por Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka konfirmuar ndonjë plan.
Megjithëse Kina pretendon për paanshmëri lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ajo ka refuzuar të dënojë Moskën dhe linjat e Kremlinit që fajësojnë NATO-n për provokimin e konfliktit./UBTNews/