UBT News

Wall Street Journal: Facebook po planifikon largimin e mijëra punëtorëve nga puna

Meta, kompania mëmë e Facebook, do të jetë firma e fundit teknologjike që do të zvogëlojë fuqinë e saj punëtore. Mediat amerikane raportuan të dielën se Meta po planifikon të largojë nga puna mijëra punonjës këtë javë.

Wall Street Journal duke cituar burimet e saj, raporton se largimet mund të ndikojnë te “mijëra” punonjës të Meta-s dhe se njoftimi do të bëhet publik të mërkurën.

Deri në muajin shtator, Meta kishte rreth 87 mijë punonjës në mbarë botën në platformat e saj, sikurse Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Në njoftimin e tij për rezultatet zhgënjyese të tremujorit të tretë të Metës, kryeshefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg deklaroi se stafi i firmës nuk do të rritet deri në fund të vitit 2023 dhe madje paralajmëroi se numri i punonjësve mund të ulet./UBTNews/

Exit mobile version